Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Barit i jep dhuratën simbolike, Ermal Meta: Këtu janë kujtimet e mia më të thella

Kryebashkiaku i Barit i jep dhuratën simbolike, Ermal Meta: Këtu

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili do të përfaqësojë Italinë në ‘Eurovision’ bashkë me Fabrizio Moro-n me këngën ‘Non mi avete fatto niente’,  do të nderohet nga kryebashkiaku i qytetit të Barit me çelësin e qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka theksuar se ndihet i nderuar me këtë gjest.

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. Gjithmonë shikoja këmbët e mia kur ecja. ‘Mos merr ndonjë hap të gabuar’, i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja. Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.

Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”? Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha. E dija çfarë do të ndodhte me mua , kështu që fillova të fluturoja lart. Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato. Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë ”, ka shkruar Ermal Meta.

 

Të fundit