All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kryebashkiaku demokrat mes socialistëve në Vlorë, i drejton Ramës pyetjen shqetësuese. Si përgjigjet kryeministri

Kryebashkiaku demokrat mes socialistëve në Vlorë, i drejton
All - Paragraf - 1

Përparim Shametaj, kryebashkiaku i Selenicës, në një takim me ministrat e qeverisë së re, me Ramën në krye, teksa kanë diskutuar për buxhetin e vitit 2018, i ka drejtuar kryeministrit një pyetje shqetësuese.

All - Paragraf - 3

Shametaj i është drejtuar Ramës  duke e pyetur nëse do të jetë në qendër të vëmendjes së mandatit të dytë të Ramës, zhvillimi i zonave rurale.

Shametaj: Doja të falenderoja për njoftimin që më është bërë për të marrë pjesë në këtë dëgjesë me publikun, për buxhetin 2018. Nuk jam për të ankuar dhe akuzuar, por bashkia nuk ka patur vëmenden e duhur nga qeveria.

A do të jetë në qeverisjen tuaj zhvillimi i zonave rurale? Sepse deri tani ndonëse kemi bërë maksimumin tonë, nga qeveria kemi marrë vetëm 14 milionë lekë. Është një diferencë shumë e madhe mes zonave rurale dhe urbane.

Rama: Bashkia e Selenicës është për t’u përgëzuar, dhe do marrë më shumë financime, sepse nuk ka bërë asnjë rritje të shpenzimeve administrative. Asnjë shpenzim më tepërt. Kjo është pikë kryesore në kriteret e vlerësimit për vitet e ardhshme. Ne kemi zgjedhur bashkë projektin e rrugëve rurale që është një projekt më vete. 100 milion dollarë nga ky program për zonën rurale, është e barabartë me 100 milion dollarë të freskëta nga buxheti i shtetit për të gjithë sektorët e tjera. 70% e programit do të zhvillohet në zonën e Vlorës dhe 30% në zona të tjera. Ne do jemi në kontakt. Do ju mbështesim pa asnjë rezervë. Përsa i përket zonës rurale e kemi thënë se kemi patur shumë për të bërë, por në këtë mandat të dytë do ketë më shumë investime....

 

Të fundit