Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku Frrokaj në takimin me Ramën: Takimi i djeshëm nuk ishte “darkë e gabuar”; më 27 janar do jem në protestën e PD-së

Kryebashiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj ka marrë pjesë në takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me banorë dhe drejtues lokal të këtij qyteti.

Frrokaj ka marrë fjalën në takim dhe ka theksuar se darka e djeshme me Ramën nuk ishte e gabuar pasi ai është edhe kryeministri i tij, ndërkohë që aty janë diskutuar zgjidhjet për shumë probleme që shqetësojnë Lezhën.

Megjithatë, Frrokaj theksoi se pavarësisht bashkëpunimit me qeverinë, ai do të jetë i pranishëm në protestën e 27 janarit që opozita e drejtuar nga Partia Demokratike do të zhvillojë përpara Kryeministrisë në Tiranë.

“Në protestë unë do të jem, më datë 27, as që diskutohet. Unë kam falënderuar edhe ata banorë që protestuan për ujin dhe ndonëse unë mund të kisha fuqi ta ndaloja atë protestë, nuk kisha asnjë arsye të ndaloja ndërkohë protestën e banorëve të Torovicës, pasi edhe ju u bindët që kishin të drejtë”, tha Frrokaj. 

Të fundit