Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Kavajës Sakja: Nuk ia liroj zyrën asnjërit, 5% e kavajasve votuan

Kryebashkiaku i Kavajës Sakja: Nuk ia liroj zyrën asnjërit, 5% e

Isa Sakja, Kryetar i Bashkisë së Kavajës, nuk e njeh kryetarin ri Redjan Krali, i cili do të betohet sot.  Ai e ka bërë të qartë se nuk do ta lirojë zyrën, pasi në zgjedhjet e 30 qershorit votuan vetëm 5% e qytetarëve.

"Sot do të jem në detyrë. Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë Bashkinë kur vetëm 5 për qind e qytetareve të Kavajës kanë votuar",tha Sakja për mediat

PD-ja ka kundërshtuar me forcë konstituimin e kryebashkiakëve të rinj, ndërsa të gjithë këtë e ka quajtur një teatër.

Pritet që edhe në Kavajë situata të jetë e tensionuar si në Devoll, ku për të hyrë në zyrë, kryebashkiaku i ri përdori policinë, për shkak të kundërshtisë nga ana e opozitës dhe qytetarëve.

Të fundit