Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Kukësit zbaton dekretin e Metës: Edi, kot sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e bashkive që drejtohen nga opozita për të respektuar dekretin e presidentit të Republikës, që anulon 30 qershorin.

Përmes një reagimi në Facebook, Shehu shprehet se, datë zgjedhjesh nuk ka dhe se urdhërat e Ramës janë të pavlera. “Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale. Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!”, shkruan ai.

Të fundit