Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Lezhës citon analistin shqiptar: E djathta është për shtet, ndërsa e majta për pushtet

Kryebashkiaku i Lezhës citon analistin shqiptar: E djathta është

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, teksa mori fjalën  e hapjes në takimin me anëtarë të rinj në PD dhe Lulzim Bashën, u shpreh se kjo forcë politike kërkon forcimin e shtetit.

Ai u shpreh se Lezha është e demokratëve dhe të tillë do jetë dhe në votimet që do vijnë.

“Lezha ka qenë, është dhe do jetë e demokratëve”, u shprehFrrokaj.

Më tej ai citoi një shprehje që përdor Mustafa Nano, “E djathta është për shtet, ndërsa e majta për pushteti”. Më tej kryebashkiaku theksoi se PD është për shtetin.

“Lulzim Basha kërkon forcimin e shtetit. E thashë dhe një herë miq, PD është në këtë aksion të madh politik për të kërkuar që shqiptarët të jenë të barabartë përpara ligjit”, tha ai.

Të fundit