Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i natës kritikon Top Channel: Po të ishte Tani gjallë do ju kishte marrë me shpulla

Kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai nuk i ka kursyer notat kritike për kanalin Top Channel, qëndrimi i të cilit në raport me protestën e studentëve ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në kronikat televizive janë parë qëndrime krah qeverisë dhe kundër të rinjve, ndërsa ky fakt duket se ka irrituar edhe kryebashkiakun e natës.

Në një reagim në rrjetet sociale e cilëson të turpshëm këtë qëndrim ku shkruan: “Po të ishte Tani gjallë, sot do ju kishte marrë me shpulla nga i pari tek i fundit, ju që e katandisët këtë televizion në këtë farë derexheje.

TURP!”.

Të fundit