Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i PS organizon festë për veten e tij: Të hënën nis punën

Kryebashkiaku i PS në Vorë, Agim Kajmaku nuk është i shqetësuar se nuk pati rival në 30 qershor. Pasuesi i Fiqiri Ismailit në katër vitet e ardhshme, do të organizojë një festë me rastin e nisjes së punës në këtë bashki.

Në një postim në Facebook, Kajmaku fton qytetarët ti bashkohen festës së tij nesër në 5 Gusht në orë 19:00. “Bashkë do të nisim transformimin e qytetit tonë, duke e kthyer në bashkinë më të zhvilluar në të gjithë Shqipëri. I ftoj të gjithë banorët e Vorës të festojmë sëbashku”, shkruan ai.

 Postimi i plotë:

Miqt e mi.

Mbas një procesi shembullor dhe dinjtoz zgjedhor ndjej përgjegjësinë dhe dëshirën ta nisim punën e Bashkisë Vorë me një festë në shesh në qendër të Vorës .

U jam mirnjohës për gjithë mbështetjen që më keni ofruar ,mesazhet dhe urimet tuaja të pafundme dhe për qytetarin që keni treguar. Prandaj sëbashku le të takohemi e të festojmë kapitullin e parë e të ri të qytetit tonë.

Ju ftoj ju bashkë me familjet , miqt dhe të afërmit tuaj që nesër në 5 Gusht në orë 19:00 të festojmë nisjen e punës në Bashkinë Vorë. Bashkë do të nisim transformimin e qytetit tonë, duke e kthyer në bashkinë më të zhvilluar në të gjithë Shqipëri.

I ftoj të gjithë banorët e Vorës të festojmë së bashku.

Të fundit