Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i qytezës në Itali ofron 10 mijë dollarë për të jetuar në Locana

Kryebashkiaku Xhovani Bruno Mattiet i fshatit të vogël alpin Locana në Piemont, rajonin veriperëndimor të Italisë që kufizohet me Francën dhe Zvicrën, kërkon banorë për të jetuar në atë zonë.

Ai paguan deri në 9 mijë euro ose 10200 dollarë, për tre vjet, familjet që do të vendosen atje, mes majave të maleve të mbuluara me borë dhe luginave plot me lule,  me kushtin që të kenë një fëmijë dhe një pagë vjetore prej 6 mijë eurosh minimumi.

Kjo ofertë vjen, pasi ka një numër të vogël të banorëve e të rinisë dhe komuniteti po shuhet.

Qyteza mund të jetë e vogël por është e shëndetshme dhe e pasur, falë energjisë së pastër hidroelektrike që i shet shtetit italian.

Të fundit