Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Venecias: Të ndalohet ulja në tokë

Kryebashkiaku i Venecias: Të ndalohet ulja në tokë

Në Venecia, autoritetet kanë propozuar që të ndalohet ulja apo shtrirja në tokë, në përpjekje për të penguar të ashtuquajturit turistë të pasjellshëm.

Rregulli i propozuar nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro do të bënte që shkelësit të gjobiteshin me 50 deri në 500 euro, nëse ai do të nisë të implementohet. Të ulesh në shkallët e monumenteve apo në ato të portikut që rrethon sheshin e Shën Markut, është aktualisht e ndaluar.

Propozimi pritet të hidhet në votim në Këshillin e qytetit në tetor edhe pse rrezikon kundërshtitë e këshilltarëve të tjerë nga Lëvizja Pesë Yjet apo të grupeve të aktivistëve.

Të fundit