Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Vlorës kthehet pas në kohë, tregon për dasmën që jetoi në ishullin e Sazanit: Nusja lindi në anije luftarake

Kryebashkiaku i Vlorës kthehet pas në kohë, tregon për

Në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka treguar për jetën e tij në vegjëli në ishullin e Sazanit.

Ai ka ndarë disa detaje mjaft interesante e të padëgjuara më parë nga ky ishull.

Përgjatë soditjes së ishullit bashkë me gazetarin Sokol Balla, Leli tregoi për dasmën e vetme që kishtë ndodhur gjatë kohës së qëndrimit të tij dhe për një nuse që kishte lindur në kushte të pazakonta.

Leli tregoi se nusja në fjalë ishte martuar me një ushtarak e kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në katërsilurues, një anije luftarake, pasi ishte vonë për t’u dërguar në Vlorë.

Unë jetova në Sazan një dasmë. Ishte një vajzë simpatike, u martua me një ushtarak. Ka qenë një nga eventet e kësaj kohe. Të gjithë dasmorët ishin jo njerëz të familjes. Por njerëz të ishullit. Të gjithë banorët ishin si një familje. Kjo klasë ka qenë në klasën e 4, e kisha me pamje nga deti. Kur djali im erdhi këtu për herë të parë më tha; “babi ke qenë me fat sepse keni bërë mësim me pamje me piktura jashtë”. Unë e konsideroj veten me fat që jetova në një ishull, pasi ishin të një niveli të lartë. Dhe në shkollë ishim sikur të ishim në një shkollë private. Maksimalisht ishim 12 nxënës në një klasë. Gjatë një stërvitje, u godit hoteli me predhë, që ishte ndërtuar nga italianët. (Shkojnë në lokalin e vetëm të Sazanit) Këtu u bë dasma. Nusja e parë e Sazanit ka lindur katërsilurues (anije luftarake), pasi nuk arritën që të dërgohej në Vlorë”, tregoi Leli.

Të fundit