Flash News

KRYESORE

“Kryebashkiaku nuk rikandidon, i bën hije kryeministrit”, Braçe i përgjigjet Kryemadhit për shanset e Veliajt

“Kryebashkiaku nuk rikandidon, i bën hije kryeministrit”,

Pavarësisisht se duhen më shumë së një vit nga zgjedhjet lokale të 2019, duket se debati për kandidatin e Tiranës ka filluar që tani.

Ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që deklaroi ditën e hënë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, se Rama nuk do ta rikandidonte Erion Veliajn për një mandate të dytë, pasi kryeministri nuk i duron njerëzit që i bëjnë konkurencë.

Referuar kësaj deklarate, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili mendon se Veliaj do të jetë rikandidohet nga Partia Socialiste pasi ka bërë punë të mirë në kryeqytet.

“Këtë e thoshte kryetarja e një partie tjetër, që po i ikën partia nga dita në ditë. Partia ka forume, vlerëson punën, sikur ka vlerësuar edhe atë. Unë nuk mendoj që Veliaj është në rrezik, puna që ka bërë është e pakrahasueshme me paraardhësit i tij. Pra Veliaj do të jetë kandidat? Për mua po, nëse do të më kërkohet mendim me votë, pas asnjë dyshim do të votoja Veliajn”, u shpreh Braçe.

Të fundit