Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku socialist më pak i votuar, Pjetri mbyll me optimizën analizën e 30 qershorit

Në qytetin e Shkodrës, ka përfunduar analiza e zgjedhjeve të 30 qershorit. Siç pritej, kandidati i PS, Valdrin Pjetri u shpall fitues, në mungesë të opozitës, me 8% të votave.

Krah Ditmir Bushatit, ai shprehet i kënaqur me rezultatin, duke shtuar se “të bashkuar dhe të vendosur mund të arrijmë gjithmonë rezultate shumë të mira”.

“Falenderoj të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste të Shkodrës për punën e palodhur dhe plot përkushtim gjatë fushatës elektorale.  Shpreh mirënjohje për secilin prej jush. Duke qenë të bashkuar dhe të vendosur mund të arrijmë gjithmonë rezultate shumë të mira”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Pas numërimit të votave, Pjetri mori 10.884 vota ose e thënë ndryshe 1 mijë e 681 vota më pak se kandidatja socialiste Keti Bazhdari në 2015, ndërsa partia socialiste u rrit këto zgjedhje me 1422 vota.

 

Të fundit