Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Vlorës nuk e mban dot më të fshehtë por ja thotë publikisht Ramës: Je më i dashuri për mua

Kryebashkiaku i Vlorës nuk e mban dot më të fshehtë por ja

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ishte sot në rolin e ‘të zotit të shtëpisë’ ku priti në qytetin bregdetar përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës por edhe shumë qytetar që ju drejtuan Vlorë për të festuar ’28 Nëntorin’. Në një prej aktiviteteve të zhvilluara, Leli mbajti një fjalë rast ku të pranishëm ishin edhe Presidentët Meta e Thaçi, kreyministri Rama, kreparlamentari Ruçi, minista, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe trupit diplomatik.

Fjalimi i Lelit tërhoqi menjherë vëmendje, pasi në ekzaltim e sipër nisi një mori komplimentesh ndaj kryeminsitrit Rama. Kryebashkiaku i Vlorës tha se Rama është më i dashuri për të dhe së është një burim frymëzimi. Leli rrëfeu madje edhe kohën kur ju shfaq dashuria për Ramën, ndërsa shtoi se e ka vlerësuar për çdo gjë që ka bërë.

“Ka shumë njerëz që kanë frymëzim artistik, do veçoja njërin që është më i dashuri për mua, kryeministri Rama dhe do kërkoja një duartrokitje të vogël edhe pse e di qe i keni duart e zëna. Sepse për mua ka qenë një burim i madh frymëzimi që në kohën kur shkruante shumë vite më parë, në ato shkrime ku unë isha student. Shqipëria në ato vite ishte një kioskë e ndërtuar në prapanicën e një autobusi urban. E kujtoj që atëherë dhe e kam ndjekur në çdo periudhë nga larg, duke vlerësuar për çdo gjë që ka bërë për Tiranë, për konceptin e ri për të ndryshuar Shqipërinë. Ndaj dua ta falënderoj në sy të të gjithëve. Sepse më ka bërë të ndjehem mirë, më kam lënë të jem i lirë”, u shpreh kryebashkiaku i Vlorës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit