Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakun Veliaj e bezdisin urimet e ditëlindjeve, më shumë se plehrat, qentë apo rrugët e trotuaret e prishura...

Kryebashkiakun Veliaj e bezdisin urimet e ditëlindjeve, më shumë

Veliaj nuk i duron dot urimet e varura, publike. I vrasin sytë, ndërsa harron plehrat e kazanët e shqyer rrugëve. Apo edhe pllakat e hequra e mbetjet inerte që pengojnë qytetarët, qentë e rrugës, ambulantët... Bashkia është në punë, por po të jetë aty Veliaj apo kamerat, ndryshe nuk shikon njeri të merret me plehrat, me kazanët, me pllakat, me lulet... Të gjithë bëjnë sikur punojnë...

Ndryshe nga ditët e tjera, kryebashkiaku i Tiranës, Erion, Veliaj, jep ka një këshillë për të gjithë ata që bëjnë urime publike, nëpërmjet zbukurimeve. Në një postim në Facebook, ai u sugjeron të gjithë atyre që bëjnë surpriza publike me urimet, që t’i heqin sërish zbukurimet pas surprizës për njeriun e tyre të zemrës.

“Edhe 100 ylli im! Por që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milionë ditëlindje”, thuhet në postimin e kryebashkiakut Veliaj në Facebook.

Kohët e fundit është kthyer në një trend që në rrugët e kryeqytetit apo në hyrjet e pallateve të shohësh zbukurime të tilla ku qytetarët, veçanërisht të rinjtë, i urojnë ditëlindjen apo festa të ndryshme njerëzve të dashur. Por për fat të keq, pas feste “harrojnë” që t’i largojnë. Çdo ditë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhyjnë për të pastruar ambientet si pasojë e neglizhencës së qytetarëve.”

Të fundit