Flash News

KRYESORE

Kryegjyshit Botëror i Bektashianëve thirrje për përmbajtje politikanëve, Kryemadhi: Dashuria për kombin është djegia e mandateve

Kryegjyshit Botëror i Bektashianëve thirrje për përmbajtje

Kryegjyshit Botëror i Bektashianëve u bëri thirrje politikanëve që të  përmbaheshin dhe të tregohen më të qetë në këtë situatë politike. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh për median për këtë çështje se;

“Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues”.

Më tej ajo dërgoi dhe një mesazh në këtë ditë feste.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë, 22 marsi është dita e Sulltan Novruzit, por është në fakt edhe dita e demokracisë njerëzore sepse Abaz Aliu luftoi për demokraci njerëzore, ashtu edhe sikurse në 22 mars u vendos shumë kohë më përpara pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri.

Kështu që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, ku çelin lulet pafundësisht, mund ta prishësh edhe ta shkelësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën, kështu që në këtë ditë kaq të mrekullueshme, në këtë ditë të ringjalljes të shumë vlerave unë ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, bektashinjve shumë më shumë nga të gjithë sepse ata janë ata që e festojnë dhe që e gëzojnë, por edhe të gjithë shqiptarët sepse bashkëjetesa fetare është ajo, e cila i ka bërë shqiptarët popullin më të veçantë. Siç është kjo bashkëjetesë fetare, të jetë dhe bashkëjetesa e shumë vlerave të tjera, të cilat kanë nevojë”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit