Flash News

KRYESORE

Kryeinspektori i ISHSH humb jetën në aksident, reagon Kodheli dhe drejtori i institucionit

Kryeinspektori i ISHSH humb jetën në aksident, reagon Kodheli dhe

Kryeinspektori i degës së Kukësit për Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, Petrit Shehu, ka humbur jetën ditën e djeshme pasi u përfshi në një aksident rrugor. Makina e tij u përplas me një furgon dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Shehu nuk arriti të mbijetojë.

Për ngjarjen ka reaguar drejtori i institucionit, Eltar Deda, dhe deputetja e PS për qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli. Ata shprehin hidhërimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Petrit Shehut, si dhe shprehin ngushëllime për familjarët.

Reagimi i Dedës

Inspektorati shtetëror Shëndetësor me hidhërim të madh njofton se më datë 2 shkurt 2018 humbi jetën në një aksident rrugor Petrit Shehu, kryeinspektori i degës së ISHSH Qarku Kukës. Në këto momente të vështira i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së Petritit. Dhimbja është shumë e madhe dhe nuk mund të shprehet me fjalë. Të qoftë dheu i lehtë kolegu dhe miku ynë Petrit…

Reagimi i Kodhelit

Lamtumirë Petrit! Pushofsh në paqe e të qoftë i lehtë dheu o djalë i mbarë i Kukësit, që u largove kaq shpejt nga jeta!

Të fundit