Flash News

KRYESORE

Kryemadhi akuza ambasadorëve: Sa më shumë destabilitet Shqipëria, aq më shumë u rritet rroga

Kryemadhi akuza ambasadorëve: Sa më shumë destabilitet

Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar ambasadorët e huaj në Shqipëri se nuk e duan stabilitetin e vendit. Në emisionin “Studio e Hapur”, Kryemadhi kritikoi ambasadorët për heshtjen e treguar ndaj drogës, ndërsa theksoi se sa më shumë destabilitet të ketë Shqipëria, aq më shumë u rritet rroga atyre.

“Sa më shumë destabilitet të ketë Shqipëria, aq më shumë rroga të larta kanë ata, aq më shumë honorare marrin ata. Dëgjuat ndonjë ndërkombëtar të fliste për drogën?”,- tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi: “Ne sa herë na vijnë ndërkombëtarët në Shqipëri na ndryshojnë ligjet. I ndryshojmë ligjet sipas shteteve që kanë ata.”

Kandidatja e LSI për Elbasanin, Kryemadhi u shpreh se PS dhe PD nuk do të arrijnë t’i bëjnë së bashku 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të fundit