Flash News

KRYESORE

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama është skizofren, mund ta godasë ambasadoren amerikane

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama është skizofren,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryeministri Rama ushtron dhunë psikologjike ndaj ambasadorëve, dhe madje edhe mund t’i godasë ata.

Në një intervistë për Çim Peka LIVE, e pyetur se, nëse dyshon se Rama mund të qëllojë ambasadoren amerikane, Kryemadhi shprehet se nëse “nuk i shkon Vali Bizhga me tabakën me ilaçe”, kryeministri kalon në skizofreni dhe mund të përdor dhunë.

“Ambasadorja e SHBA ka qenë në një presion të madh. Mos shikoni Ramën evropian në publik, ai është harbut, përdor presionin dhe dhunën psikologjike, por është dhe skizofren mund t’i godasi ata.

Gazetari: Po thoni që Rama mund të qëllojë ambasadoren amerikane?

Aq ia kap truri dhe po nuk i vajti Vali Bizhga me tabaka t’i thotë “Shef ja ku janë ilaçet”, edhe mund të përdorë dhunë”, ka thënë Kryemadhi.

Të fundit