Flash News

KRYESORE

Kryemadhi bën parashikimet: Basha do jetë kryeministër, Meta ministër i Brendshëm

Kryemadhi bën parashikimet: Basha do jetë kryeministër, Meta

Liderja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë parashikimet e saj për rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’, Kryemadhi u shpreh se lideri i PD do jetë kryeministër i vendit, kurse Ilir Meta pas përfundimit të mandatit si president mund të jetë në postin e ministrit të Brendshëm.

“Lulzim Basha është kandidati i opozitës së bashkuar për kryeministër. Ai është kryetari i opozitës, ai do jetë kryeministër,” tha ajo.

Ajo i quajti thashetheme rrugësh lajmet se Ilir Meta do të lërë presidencën dhe do të marrë postin e kryeministrit, por ndërkohë nuk e hodhi poshtë mundësinë që bashkëshorti i saj të marrë postin e ministrit të Brendshëm.

“Po e pati qejf Ilir Meta...,” tha ajo, duke shtuar se kjo është çështje e marrëveshjeve politike.

Të fundit