Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Besa Shahini para se të largohet të paktën të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi

Kryemadhi: Besa Shahini para se të largohet të paktën të na

Besa Shahini nuk duhet thjesht të japë dorëheqjen dhe të largohet por duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato që ka bërë në krye të ministrisë së Arsimit. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë vijimit të turit të saj në takimet me të rinjtë. Ajo tha se rinia është baza e një vendi dhe e ardhmja e tyre është një nga prioritetet e LSI.

“Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që  “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri”. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!”, tha Kryemadhi.

Prej ditësh, kryetarja e LSI, ka zhvilluar takime me të rinj të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për të dëgjuar problematikat e tyre por dhe për të shpjeguar programin e LSI.

Të fundit