Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Blendi Klosi duhet të japë dorëheqje, fotot që publikoi Basha janë të rënda

Kryemadhi: Blendi Klosi duhet të japë dorëheqje, fotot që

E ftuar në “Opinion”  Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim  ka deklaruar se vendi po shkon drejt diktaturës.

 Ajo gjithashtu ka deklaruar se fajtor për situatën e krijuar ne Parlament është edhe Ilir Meta.

"Po shkojmë drejt një diktature. Meta ka bërë më shumë gabime se Ruçi ndaj dhe jemi në një situatë të tillë në Parlament. Opozita ka vetëm fjalën dhe kjo po i ndalohet.

Kur kryeministri pranon se e ka sharë ish- kryeministrin nëpër dhëmbë kjo do të thotë që ai është Kim Jong-un në versionin e gjatë, vendi po shkon drejt një diktature.

Ne mbajmë  përgjegjësi për situatën e krijuar, por ne nuk jemi përgjegjësit e mëdhenj për këtë situatë  përgjegjësia jonë e vetme është që nuk e shkaruam Ramën sa ishim në kualicion.

Ne nuk kemi përdorur asnjëherë banda gjatë fushatës, sepse  nuk mund të përdor bandat Nora Mali apo Kejdi Mehmetaj.

Nëse nuk ikën Edi Rama, vendi do të rrënohet akoma më shumë. Kurse sa i përket projektligjit të ardhur me urgjencë ne Parlament për pakicat kombëtare  mund të them se shumë shpejt në nuk do jemi as komb, jo pa qëllim ai e ka sjellë  këtë projektligj me urgjencë,"- deklaronë Monika Kryemadhi.

Në lidhje me fotot ku duket Durim Keçi me Blendi Klosin dhe  prezencën e Keçit në zyrat e PS-së Kryemadhi kërkon që ministri Klosi të japë dorëheqje.

“Fotot që paraqiti Basha janë shumë të rënda, duhet që Blendi Klosi të japë dorëheqje,” tha Kryemadhi

Denoncimi me foto, ministri Klosi në krah të kërkuarit nga ‘Interpoli’, Basha: Ja pse Rama e arrestoi dje

Monika Kryemadhi publikon foton: Janë Rama dhe kriminelët

Të fundit