Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Çfarë më ndodhi dje kur shkova të vizitoja një zonjë nga Elbasani

Kryemadhi: Çfarë më ndodhi dje kur shkova të vizitoja

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në 360 Gradë në Ora News, tregoi se çfarë i ka ndodhur dje pasi takoi një familje nga Elbasani, shpërngulur në Tiranë.

Sipas Kryemadhit, zonjën e shtëpisë e kanë marrë në telefon në dy të natës ku e kanë kërcënuar se nuk do i legalizojnë shtëpinë për shkak të vizitës së saj.

“Tani do ju thëm vetëm një rast që më ka ndodhur dje dhe që është shumë e rëndë. Dje kam shkuar për vizitë në një familje që ka ardhur nga Elbasani me qira në një shtëpi këtu për shkak të vajzës se vet se e ka studente në juridik. Kanë humbur shtëpinë, pronat, gjërat e tyre, problemet e tyre po themi ekonomike dhe kanë marrë një ambient me qera në një godinë po themi të pa legalizuar, kam shkuar për ti takuar sepse kanë qenë suportuesit e mi në Elbasan, mbështetësit e mi në Elbasan. A e dini çfarë ndodhi? E morën në telefon të zonjën e shtëpisë edhe doli të marrsha të keqen e sigurimit të shtetit, sigurimi i shtetit e bënte në dy të natës dhe nuk e merrte vesh njeri. Nuk e keni idenë, mu dhimbs familja, mu dhimbs vetja ime por më shumë mu dhimbs ajo gruaja e shkretë që e kishin kërcënuar. Çdo Monika Kryemadhi në shtëpinë tënde dhe dy katet që i ke ti ne nuk do t’i legalizojmë, deri këtu ka ardhur. Ky është realiteti ku ne jemi sot, se ne vetë rrimë në atë rrethin tonë të vogël me njëri tjetrin sepse secili krijon shoqërinë sipas standardeve të tij por ky ka dalë jashtë çdo limiti”, tha Kryemadhi.

Të fundit