Flash News

KRYESORE

Kryemadhi del nga zyrat e Drejtorisë së Policisë: Të lirohen djemtë, arrestoni Gjiknurin

Kryemadhi del nga zyrat e Drejtorisë së Policisë: Të lirohen

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë nga zyrat e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, duke thënë se do të presin deri sa të lirohen 14 të rinjtë e shoqëruar për verifikim.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Jemi këtu për të treguar që çdo ditë dhe më shumë frika dhe paniku që ka përfshirë Edi Ramën dhe grupin e tij e bën të bëjë gabim njëri pas tjetrit. Ka shoqëruar 14 djem, nuk kanë bërë asgjë, sot ka qenë protestë paqësore, ka pasur dashuri dhe respekt ndaj policisë. Paniku dhe frika e makthet e Ramës detyron segmentet e policisë, për të arrestuar fëmijët e shqiptarëve.

Të dalin djemtë sa më shpejt. Jemi këtu dhe nuk do ndalojmë asnjë sekond, deri sa të dalin, sepse nuk kanë bërë asgjë. I bëj thirrje policisë të arrestojnë Gjiknurin. Çdo njeri që grabit shqiptarët, jo fëmijët e shqiptarëve.

Janë shoqëruar për verifikim, por ne po i presim sa më shpejt të dalin. Ajo që më bën përshtypje, është frika dhe paniku, kjo është edhe shenjë që qeveria ka rënë.

Lleshaj është bërë qesharak dhe për këtë më vjen keq, më sa di ai po bëhet gati për t’u bërë kryeministër që kur ka filluar të japë leksione të hapur në Universitet. Me siguri edhe postimin në Twitter ia ka shkruar Endri Fuga.

Të fundit