Flash News

KRYESORE

Kryemadhi dënon sulmin ndaj Lubonjës: Model që Rama frymëzon çdo ditë

Kryemadhi dënon sulmin ndaj Lubonjës: Model që Rama frymëzon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dënuar ashpër sulmin me gurë të makinës së analistit të njohur, Fatos Lubonja.

Në një reagim në“Facebook”, Kryemadhi thotë se dhuna e sotme është modeli që kryeministri Edi Rama frymëzon çdo ditë.

 

“Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm. Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes” shkruna kryetrakje LSI

Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm.

Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes.

Kjo dhunë ndaj njërit prej përfaqësuesve më të denjë të fjalës së lirë, është paraprirë nga ligji i inkuizicionit ndaj medias së pavarur miratuar nga Qeveria e paligjshme vetëm disa ditë më parë.

Kjo dhunë e ushtruar sot është modeli, që Edi Rama frymëzon çdo ditë me sulmet e tij prej një rrugaçi dhe banditi politik ndaj kritikëve të qeverisë së tepsisë dhe skandaleve.

Dhuna ndaj mendimit të lirë nuk ka vend në demokraci.”

Të fundit