Flash News

KRYESORE

Video/Kryemadhi denoncon shkeljen në projektin e 'Unazës së Re': Plani u spostua për të shpëtuar pronën e Damian Gjiknurit

Video/Kryemadhi denoncon shkeljen në projektin e 'Unazës së

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar një shkelje flagrante në projektin e ‘Unazës së Re’. Ndërsa sot ka dalë në mbështetje të banorëve të ‘Astirit’, ajo ka bërë publike një rast shkeljeje në hartën e projektit që parashikon zgjerimin e ‘Unazës së Re’.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi thekson se vija e kuqe u postua për të mos shembur pronën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurit si institucion dhe duke u zhvendosur krah banesave të qytetarëve.

“Projekti që Rama po bën mbi Unazën e Re është një projekt që vjedh pronat e shqiptarëve, tregon se është kriminal.  Kjo rruge është spostuar 20 metra e ca metra në dëm të qytetarëve. Po të shikoni s’ka as rrugë, po vija e kuq është pronë e Damian Gjiknurit si institucion. Mesa duket këtu nuk e spostojnë vijën se janë drejt koncesioneve me PPP për ta marrë për 0 lek sic kanë marrë të gjitha pronat e shqiptarëve dhe pronat e shqiptarëve nuk i konsiderojnë”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit