Flash News

KRYESORE

'Kryemadhi dhe Basha e bënë Ramën perandor', Hajdari: Kjo është qeveria më skandaloze

'Kryemadhi dhe Basha e bënë Ramën perandor', Hajdari:

Në sesionin e sotëm parlamentar,kryetarja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari premtoi se opozita do ta mbështesë reformën në drejtësi, e cila sipas saj po zvarritet. Hajdari u ndal te arsyet pse të rinjtë po e braktisin vendin, me theksin se në Shqipëri nuk ka vullnet politik për të ndëshkuar zyrtarët e inkriminuar.

Sipas Hajdarit, Kryemadhi dhe Basha janë ata që mbështesin Edi Ramën, duke e shpallur ‘perandor’.

“Kjo qeveri është skandaloze. Më lejoni t’ju them se s’ka asnjë dyshim që ne kemi një korrupsion të lartë. Kryeministri ka sjellë regresin e Shqipërisë.Nuk ka asnjë vullnet politik për të hapur dosjet dhe zyrtarët nuk do shohin asnjë ndëshkim. Nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria nuk ka pasur asnjë investim të huaj direkt. Këtë e tregojnë raportet e fundit. Të rinjtë nuk duan më të ardhmen e tyre. Por kush është me faj për këtë situatë?  Kush e bëri Edi Ramën perandor? Basha dhe Kryemadhi kërkuan që deputetet e tyre të dalin nga parlamenti. Përballë kësaj qeverie skandaloze dhe kësaj marrëveshjeje që interpretohet në çdo media opozita parlamentare do të qëndrojë në parlament. Ne duhet ta mbështesim reformën e zvarritur në drejtësi”-tha Hajdari.

 

 

 

 

Të fundit