Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Do jemi në mbështetje të kuksianëve deri në lirimin e çdo protestuesi

Kryemadhi: Do jemi në mbështetje të kuksianëve deri në

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër e cila la në burg 4 protestues kuksianë të arrestuar pas protestës te ‘Rruga e Kombit’.

Kryemadhi thotë se pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë.

“Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas se është vegël e qeverisë.

Procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë”, shkruan Kryemadhi në rrjetin social Facebook.

Kryetarja e LSI-së thekon se opozita do të vijojë të jetë në krah të çdo proteste si dhe të jetë në mbështetje të banorëve të Kukësit deri në lirimin e çdo protestuesi.

“Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës.

Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit.

Beteja tyre me padrejtësinë është edhe beteja jonë!

Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit”, përfundon reagimin i Kryemadhit.

Të fundit