Flash News

KRYESORE

Kryemadhi flet me kanun: Rama ka hyrë në gjak, urdhëroi arrestimin e vajzave të reja

Kryemadhi flet me kanun: Rama ka hyrë në gjak, urdhëroi

Në një dalje për mediat pasditen e sotme, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se urdhëroi arrestimin e tetë vajzave që janë pjesë e strukturave të LRI-së.

Kryemadhi tha se të rejat kishin dalë me një parrulë ku i kërkonte kryeministrit të largohej dhe sipas saj kjo nuk i pëlqeu kreut të qeverisë. Kryemadhi tha se Rama urdhëroi arrestimin e tyre ndërsa i kërkoi ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të hetojë shefin e komisariatit të Rinasit pasi sipas saj ka dhunuar dhe ka përdorur fjalor banal ndaj të rejave.

Lidhur me ngjarjet e paradites së sotme, Kryemadhi solli në vëmendje gjakosjen e deputetes Florida Kërpaci. Kryetarja e LSI-së, paralajmëroi Ramën se ‘ka hyrë në gjak’ teksa tha se nuk do të ketë qetësi për kryeministrin.

Të fundit