Flash News

KRYESORE

Kryemadhi flet për fundin e Edi Ramës: Sot ka mbetur vetëm; nuk ka ambasador që e shpëton

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar sot, në protestën e opozitës, fundin politik të kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi theksoi se Rama ka mbetur vetëm dhe nuk ka ambasador që mund ta shpëtojë.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI kërkoi falje ne emër të klasës politike për mundësinë që i dhanë Ramës për të marrë pushtetin.

Sipas Kryemadhit, sot qytetarët e kanë vrarë frikën dhe i vetmi që është i frikësuar është kryeministri Rama.

“Ky njeri do të vendos sahat për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që urren vendin e tij dhe familjen e tij, ky njeri që nuk do flamurin tonë, por tallet me të, ky njeri duhet të ikë një orë e më përpara. Ai është sot vetëm. Ky  njeri e di më mirë se kushdo se ç’do të thotë të jesh vetëm. Nuk ka ambasador që mund ta shpëtojë sepse i ka të gjithë kundra.  Më lejoni të kërkoj falje për shansin që i kemi dhënë këtij njeriu që të tallet me shqiptarët. Unë dua t’ju bëj thirrje të gjithëve ju që të ngirhemi të protestojmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Sot frika iku nga mendja jonë. Sot frikë nuk kanë më shqiptarët, sot frikë ka Edi Rama. U bëj të ditur policëve që kanë nxjerrë këtu, ju jeni vëllezërit dhe motrat tanë. Lufta jonë nuk është me ju, ju vuani njësoj si ne. Protestoni me ne”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Të tjera nga protesta

“Sot vdes 25 qershori”, Basha tregon raportin e ri në Shqipëri: Qytetarët janë përballë pushtetit të krimit

Zagani u bën thirrje kolegëve: Denonconi kriminelët kushdo qofshin ata

Publikohen pamjet me dron, kjo është pjesëmarrja në protestën e opozitës

Të fundit