Flash News

KRYESORE

Kryemadhi flet për herë të parë për Xhafën: Nëse nuk lëviz kupolën e policisë, nuk godet dot krimin

Kryemadhi flet për herë të parë për Xhafën:

Për punën e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafa në lidhje me goditjen e  krimit të organizuar në Shqipëri ajo deklaron se duhet që të lëviz kupola e policisë.

“Xhafa nuk ka pse të përgjigjet për krimin e organizuar, ai tani sa erdhi dhe ka një përgjegjësi të madhe të goditur këto grupe, përgjegjësit janë Rama dhe ish-ministri i Brendshëm.

Për të goditur krimin, duhet që të lëvizet e gjithë kupola. Fakti që Xhafa nuk mund të ndërrojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, do të thotë se ose do të rri në llumin e krimit, ose do bëhet pjesë e tij, por gjithsesi, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim”- shprehet Monika Kryemadhi

Në lidhje më deklaratën e Lu-së ajo është shprehur se nuk do t’i heqë asnjë presje fjalës së tij, madje ajo shprehet se këtë e ka than LSI dy vite më parë, Lu është vonë.

“Nuk dua t’i heq asnjë pikë dhe asnjë presje, dhe as të shtoj asnjë fjali asaj që tha Ambasadori Lu, edhe pse është pak e vonë, sepse ne, këtë deklaratë që thotë ambasadori, e kemi artikuluar prej gati dy vite më parë, përsa i përket ndërhyrjes ose lëvizjes së instrumenteve të Policisë nëpërmjet duarve të krimit. Pra, tashmë na janë kthyer kriminelët në policë dhe policët në kriminelë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur media të cilat i kanë bërë reklamë policisë, për rripin e sigurimit në makinë, uniformave të policisë, qarkullimit rrugor, që është gjithashtu e rëndësishme, por e gjithë mbulonte dhe kamuflonte  çdo kapje të strukturave të Policisë së Shtetit. Shpërthimi i tyre i jashtëzakonshëm ndodhi gjatë zgjedhjeve ku kriminelët ushtronin presion në shtëpitë e njerëzve do të marrësh paratë apo plumbin dhe dy metra më tej, ishte makina e policisë që bënte presion psikologjik që mos merr guximin të denoncosh për këtë person që kërcënon. Nuk mund të them se me deklarata mund të luftosh krimin. Ambasadori tha se paratë e krimit do të blejnë prokurorin dhe gjyqtarin, por unë them se edhe do ta vrasi prokurorin dhe gjyqtarin.

Ti thua se ofensiva e krimit mund të shkojë deri në vrasjen e gjyqtarit dhe prokurorit?

Pse pak kanë vrarë. Pak janë vrarë njerëz. Nuk mund të marrim gjithë listën, por shumë njerëz janë vrarë dhe nuk gjendet arsye ose vrasësi. Unë shpresoj që policia e shtetit duhet të bëjë një ringritje, apo rilindje në qoftë se do të ketë dëshirën për ta bërë. Është skeptike si ide, por shpresa vdes e fundit. Duke pasur parasysh edhe ambasadorët kanë filluar të zgjohen, sepse krimi i organizuar shqiptar nuk diskuton më për të kontrolluar territoret e Shqipërisë, por diskuton për të kontrolluar territoret jashtë Shqipërisë gjë që i ka bërë edhe ndërkombëtarët të zgjohen. Deri dje kur LSI e artikulonte çështjen e krimit, ndërkombëtarët nënqeshnin,”- deklaronë Kryemadhi.

Të fundit