Flash News

KRYESORE

Kryemadhi flet për listat e kandidatëve për deputetë në LSI: Është bërë evidentimi i figurave, Konventa Kombëtare në 21 nëntor

Kryemadhi flet për listat e kandidatëve për deputetë në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron se gjatë 8 muajve të fundit është bërë jo vetëm evidentimi i anëtarësisë së partisë, por edhe i shumë figurave të tjera, anëtarëve të rinj, që angazhohen pranë LSI-së.

Sipas Kryemadhit, mbetet të kryhet një agjendë pune politike duke përfunduar në Konventën Kombëtare që do të jetë me votimin ‘Një anëtar një votë’ që do të jetë më 21 nëntor.

“Më pas duke përfunduar me Konventën Kombëtare me përfaqësimin jo vetëm të listave të deputetëve, të cilët do të kalojnë në një proces vettingu, që është pjesë e gjithë atij procesi që për LSI-në nuk është hera e parë.

Sepse të gjithë po e dëgjojmë sikur po bëhet ndonjë qamet i madh, por LSI procesin e vettingut e ka bërë që në zgjedhjet e 2013-s dhe në zgjedhjet e 2015-s dhe për mbi 580 kandidatët që kanë qenë për  anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Kështu që është një proces që duhet ta përfundojmë dhe ti japim hapësira të reja, të japim elementë të rinj, angazhime të reja”, tha Kryemadhi.

Të fundit