Flash News

KRYESORE

Kryemadhi flet për herë të parë për përballjen me bandat në Elbasan: Nuk ja fal Edi Ramës...

Kryemadhi flet për herë të parë për përballjen me

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për përballjen e me bandat e krimit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kryemadhi tha në ‘Opinion’ se shqiptarët shumë shpejt do të ngrihen dhe do e tërheqin zvarrë kryeministrin Edi Rama. Konstatimit të moderatorit Blendi Fevziu se kjo ishte një deklaratë shumë e fortë, Kryemadhi iu përgjigj: “Po, sepse nuk kam për t’ja falur Edi Ramës fushatën time katër muaj në Elbasan mes bandave dhe krimit, ndërkohë policia ishte truprojë e bandave. E ka kthyer qytetin në qendër të trafikut të kokainës dhe armëve”.

Pak ditë më parë ishte gazetarja Klodiana Lala e cila deklaroi se këshilltari i një ‘deputeteje të fuqishme’ të Kuvendit ishte rrahur nga banda e rrezikshme e Elbasanit gjatë fushatës elektorale.

Monika Kryemadhi publikon foton: Janë Rama dhe kriminelët

Rizgjohet banda e rrezikshme e Shijakut, Basha nxjerr publikisht emrin dhe lidhja me atentatin e pak muajve më parë në Tiranë

Të fundit