Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka një punë shumë të madhe përpara

Kryemadhi: Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka një punë shumë të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga SHBA-ja mendon se Gjykata Kushtetuese u ngrit dhe se tani ajo ka një punë shumë të madhe për të bërë, në mënyrë që të risjellë normalitetin në vend. Ajo akuzoi kreun e KED-së Ardian Dvorani se ka lidhje të dyshimta

“Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar. Gjykata Kushtetuese duhet që të ketë një punë shumë të madhe, për të zgjidhur krizën. Opozita ndaj është në rrugë, sepse nuk ka Gjykata Kushtetuese.”, tha Kryemadhi për "Zërin e Amerikës".

Ajo komentoi edhe kritikat e kreut të shtetit, që tha se opozita është më afër qeverisë se sa presidentit.

“Opozita do të paguajë faturën e vet. Por Edi Rama ka kapur shtetin. Do të qelbeshe bota nëse do mësonte se si ka vepruar Rama, çfarë manovrash ka përdorur.

Ne gjendemi përballë sigurisë kombëtare, rajonale. Kemi rritje të influencave anti-shqiptare, anti-stabilitetit të rajonit.”

Në fund, kryetarja e LSI-së tregoi se si zgjidhet kriza politike në vend.

Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka rëndësi se si janë. Por sot nuk është problemi më i madh data e zgjedhjeve. Sot duhet t'i garantojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit