Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i përgjigjet ironive të Ramës: Meqë i ka qejf fallxhoret, fati i tij do bëhet gjithnjë e më zi

Kryemadhi i përgjigjet ironive të Ramës: Meqë i ka qejf

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur ironive të kryeministrit Edi Rama, i cili edhe sot në parlament e quajti kryetaren e LSI-së fallxhore.

“Çdo ditë që ai qëndron, fati i tij bëhet gjithnjë e më i zi, meqë i ka qejf këto fallxhoret”,-tha Kryemadhi.

Ndërsa sa i përket protestës së sotme, u shpreh se ishte paqësore. Kryemadhi tha se opozita ndryshoi strategji të protestës për shkak se kryeministri Edi Rama gjithmonë kur ka protesta para Kryeministrisë apo Kuvendit largohet duke mos u përballur me qytetarët.

“Ne nuk pamë qytetarë të irrituar, përkundrazi ishin solidarë. Pamë shumë makina që kishin hapur krahun në anë të rrugës, duke treguar solidaritet. Ky është një nga hapat që ka hedhur opozita, e do të ketë vazhdimësinë e saj. Gjithçka është në bazë të një strategjie dhe plani, që do të jetë i befasishëm. Pse? Sepse kryeministri është larguar gjithnjë sa herë ka pasur protesta dhe nuk ka tentuar të qëndrojë e të përballet me njerëzit. Kjo tregon frikën që ka ai, ose s’do të përballet me opinionin mbi këtë situate”, tha Kryemadhi.

Të fundit