Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i përgjigjet ‘live’ Ramës për Izaurën: Leoncio vrau veten!

Kryemadhi i përgjigjet ‘live’ Ramës për Izaurën:

Kreministri Edi Rama ditën e sotme ironizoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin nga salla e Kuvendit, në mungesë të opozitës.

“Nuk e di nga cila anë e historisë duhet ta tërheqim vëmendjen nga Babalja, nga Ezeli apo Izaura në versionin Luli dhe Mona”, tha Rama.

Në një lidhje ‘live’ për emisionin “360 gradë”, e pyetur nga Artur Zheji nëse ka një përgjigje për këtë deklaratë të kryeministrit, Kryemadhi i sugjeroi Ramës të shohë filmin deri në fund pasi “Leoncio që është Rama vrau veten”.

Përgjigja e Kryemadhit për Ramën:

Për Ezelin le t’ju flasë Luli, ndërsa për Izaurën dua t’ju them që mesa duket ai nuk e paska parë filmin deri në fund, sepse Izaura në fund përfundoi e lumtur me burrin e vet, ndërsa Leoncio që është Rama vrau veten. Kështu që duhet të shohë filmin deri në fund përpara se të përdorë epitete, pasi ka hyrë në rrugën e moszgjidhjes së gjërave, megjithatë është mësuar që në momentin që shqiptarët kanë qenë gjithmonë më të qetë, kanë qenë pak më mirë po themi financiarisht, batutat e Ramës edhe hynin në lojë, por sot mendoj që përdorja e batutave të cilat për mua janë shterpë tashmë sepse nuk prodhon më as humor, nuk është më atraktiv, nuk është më interesat sidomos për të rinjtë e ka kthyer në nervozizëm. Por nuk është vetëm kjo. Për hir edhe të disa partnerëve ndërkombëtarë, për hir edhe të disa problemeve të brendshme që ka brenda partisë së tij, ai gjendet përpara një presioni shumë të madh dhe presioni i madh që ka ai është që ata që i servirin mallin janë edhe ata të cilët dashje pa dashje po shkojnë tashmë në dyert e prokurorisë dhe policisë. Se do të rrinë gjatë apo shkurt kjo është për tu parë se sa segmentet e drejtësisë do të jenë të pakapura ose nuk do të bëjnë rolin e kamikazit të Edi Ramës. Por nga ana tjetër dua t’ju them që ka ardhur koha që Rama të dëgjojë këngën ‘mos pi mall bëj palestër’.

Të fundit