Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i përgjigjet Ramës për kufirin detar: Mos u shqetëso për lopatat e Monikës, se s'ke parë akoma motorët reaktiv

Kryemadhi i përgjigjet Ramës për kufirin detar: Mos u

Pas fjalëve ironizuese të kryeministrit Rama drejtuar kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për çështjen e kufirit detar me Greqinë, ka ardhur dhe një përgjigje nga kjo e fundit.

Kryemadhi i drejtohet Ramës se po bën lojra fjalësh sikur nuk u shpërngulka dot detin dhe i bën apel të ketë kujdes me detin se e merr batica dhe s'ka salvagente që ta shpëtojë.

"I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s'ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S'ke parë akoma motorët reaktiv 🚀

Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!" shkruan Kryemadhi.

"Nisen me varka mono, për të mbrojtur detin në mes të diellit. Duke i rënë lopatës sa majtas djathtas, dhe dalin në deklarata të veshur me kostum për të mbrojtur detin. Ça deti po mbroni? Kë det? Ata që e lëshuan detin, sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha. Monika në atë kohë nuk kishte lopatën, kishte vetëm varkën se lopatën e kishte Iliri, dhe s’po e fut në këtë pjesë." tha Rama sot nga foltorja e Kuvendit.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/349429319769901/

Të fundit