Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i përmend me emra deputetët e PS-së dhe u kërkon të shkojnë tek Unaza e Re: Keni trokitur në dyert e tyre për vota

Kryemadhi i përmend me emra deputetët e PS-së dhe u kërkon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të shkojnë të takojnë banorët e Unazës së Re. Kryemadhi u kërkoi të zgjedhurve socialistë që të pinë të paktën një kafe me banorët dhe t’ju thonë që nuk kemi fuqi ta ndryshojmë këtë realitet por me shpirt jemi me ju.

“Dua t’u bëj një thirrje kolegëve socialist, për ata socialistë që kanë mbetur në shpirt e në zemër, për ata socialistë që kanë trokitur në dyert e tyre në fushatat elektorale, duke filluar nga Musa Ulqini, Besnik Bare e shumë e shumë të tjerë të shkojnë e të paktën të pinë një kafe të zezë me ata banorë, të shkojnë e t’u thonë: Ne nuk kemi fuqi ta ndryshojmë këtë realitet, por jemi me shpirt e me zemër me ju. Të shkojnë e të thonë që ne nuk jemi dakord me këtë turp të Edi Ramës, sepse kjo tregon se u ka mbetur pak socializëm brenda shpirtit të tyre. Nëse ata nuk do ta bëjnë do të më vijë shumë keq, sepse vitet më të bukura të jetës sime ja kam kushtuar një partie, e cila vetëm për njerëzit nuk ka menduar, por ka menduar vetëm për veten e saj që prej themelimit të saj për një grup njerëzish dhe vazhdon të mendojë tashmë për një grup kriminelësh”, tha Kryemadhi gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI-së Tiranë.

Më tej, kryetarja e LSI-së e cilësoi si mizaskenë pamjet që disa prej banorëve lenë shtëpitë e tyre për t’u zhvendosur në banesat sociale.

“Ajo që pamë sot ishte një mizaskenë, por shumë jo e realizuar artistikisht, disa punonjës bashkie që pozonin për fotografin e Edi Ramës, të cilët me kënaqësinë më të madhe kishin pranuar që t’i shkatërroheshin shtëpitë e tyre, mundi dhe djersa e 20 e disa viteve të fëmijëve të tyre apo dhe vetë banorëve të shtëpisë dhe të shkonin dhe të merrnin një lëmoshë me një qera 3 vjeçare në banesat sociale. Jo vetëm që është qesharake, por është edhe shumë e turpshme. Është e turpshme tallja me të cilën kërkojnë të përdorin ndaj qytetarëve, jo vetëm të Unazës së Re, po edhe qytetarëve të Tiranës. Dakord këta qytetarët po shkojnë të banojnë tek banesat sociale, por janë 360 shtëpi, godina, të cilat minimumi kanë nga dy apo tre kurorë. Sa banesa sociale ka Bashkia e Tiranës sot, sepse ne e dimë shumë mirë nga këshilltarët tanë që 70-80 % e tyre janë dhënë me vendim të Këshillit Bashkiak për familjet në nevojë. Ku do të shkojnë mbi 800 familje?”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit