Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë, çfarë u diskutua mes tyre

Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë, çfarë u diskutua

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur sot në zyrën e tij në selinë blu kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

E shoqëruar edhe nga ish-kreu i grupit parlamentar të partisë, Petrit Vasili, Kryemadhi mendohet se ka diskutuar me kryedemokratin rreth axhendës së opozitës për 2020-ën, kryesisht rreth propozimeve konkrete për Reformën Zgjedhore.

Takimit iu bashkuan edhe krerët e partive të tjera aleate.

Kujtojmë se brenda janarit, PD pritet të shpalosë propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, të parashtruara edhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Po ashtu, kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se opozita pritet të rikthejë protestat popullore. “Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim”, tha Bardhi nga Shkodra.

Të fundit