Flash News

KRYESORE

Kryemadhi iu kërkon ish-deputetëve të jenë vigjilent: Dikujt edhe mund t'i vihet tritol

Kryemadhi iu kërkon ish-deputetëve të jenë vigjilent: Dikujt

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar 17 ish-deputetët e LSI-së, se pas djegies së mandateve, qeveria mund të hakmerrët ndaj tyre. Në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Kombëtar të LSI-së se, Kryemadhi iu kërkoj të jenë të kujdesshëm pasi ‘dikujt do ti hiqet gruaja nga puna, dikujt do ti vijë thirrja nga prokuroria, dikujt do ti vihet lëndë eksplozive në shtëpi’.

“Mandatet e LSI nuk mund të bëheshin kurrë fasadë e kësaj maxhorance që ka vjedhur vota. Sot ne të gjithë jemi të barabartë me çdo anëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Djegia e mandateve tona tregoi që përballë bënefiteve të deputetit, ka më shumë rëndësi qytetari. Sot integriteti i LSI është më i pastër se gjithmonë. Ndaj të gjithë deputetët iu përgjigjën kërkesës për djegien e mandateve. Vertetë ky grup parlamentar nuk ka qenë zgjedhja ime, por sot jam krenar për këtë grup që tregoi se dashuria për vendin e tyre është më e rendësishme se mandati i deputetit. Ne jemi të përgaitur për çdo  skenar të Ramës. Dikujt do ti hiqet gruaja nga puna, dikujt do ti vijë thirrja nga prokuroria, dikujt do ti vihet lëndë eksplozive në shtëpi. Nuk na ndalin dot, sepse kjo maxhorancë nuk është më shumicë dhe nuk ka kush e ndihmon më dot”, tha Kryemadhi.

LSI-ja iu bashkua propozimit të Bashës për lënien e mandateve, si i vetmi instrument i mbetur për të zgjidhur ngërçin në vend. I vetmi deputet që nuk firmosi dorëheqjen është Lefter Koka, me argumentin se do vijojë të përfaqësojë qytetarët që e kanë votuar në Parlament.

Aksioni i opozitës nuk ndalet me lënien e mandateve; çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Të fundit