Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Kemi kaluar ditë të vështira, përpara kemi betejë ndaj krimit të organizuar

Kryemadhi: Kemi kaluar ditë të vështira, përpara kemi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kishte disa kohë që nuk dilte në media. Ajo tha në kampin e LRI-së në Jalë deklaroi se ditët që kanë kaluar kanë qenë më të vështirat për partitë politike dhe për vendin.

“Historiku i LSI është një histori e cila shumë prej nesh kanë kaluar vitet më të bukura të jetës, kemi kaluar momentet tona më të rëndësishme, por kemi kaluar edhe sfidat më të vështira. Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. Mos i merrni shumë seriozisht lojërat politike që bëjmë ne këtu. Mos i shihni për të qenë lider menjëherë, lider është ai që fal dashuri për grupin.

Ditë që i kemi kaluar kanë qenë ditë të vështira, për partitë e gjithë politiken shqiptare, për institucionet, por këto ditë të vështira nuk janë asgjë përpara përgjegjësive që kemi ne të LSI. Ju të rinjtë keni një rol shumë të rëndësishëm. Është një betejë përballë një krimi të organizuar, është e vështirë, por përballja juaj në këtë sfidë do të jetë fitimtare sepse ëndrrat tuaja janë më të forta se makutëria e klasës politike”, tha Kryemadhi.

Të fundit