Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Kemi përmbajtur protestuesit për mos të kryer veprime radikale

Kryemadhi: Kemi përmbajtur protestuesit për mos të kryer veprime

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin 360 Gradë në Ora News, u shpreh se deputetët e opozitës janë përpjekur që gjatë protestave janë përpjekur të përmbajnë protestuesit të mos kryejnë veprime radikale.

“Sigurisht që i kemi përmbajtur por mos të harrojmë që nuk është e kollajshme për të përmbajtur një grup aq të madh por secila parti politike është munduar të menaxhojë situatën më mbështetësit e asaj por mos të harrojmë që ka dhe shumë qytetarë që nuk vijnë për asnjë parti politike sepse sado që të jetë partitë politike maksimumi të 10 000 veta mund të sjellin, të jemi të sinqertë, pjesa tjetër është komplet njerëz që e ndjejnë veten të lënë mënjanë, të izoluar, të intimiduar, të dëshpëruar po themi por edhe të shfrytëzuar dhe i ke në shesh edhe në protestë por ajo që ne mendojmë dhe që është e vështirë është përmbajtja e njerëzve, kemi arritur deri tani për ta përmbajt, nuk po të përmban policia 5 punonjës gardhi që gjuajnë dhe gjuajnë me gaz lotsjellës që nga frika qëllojnë qytetarët me gaz lotsjellës, qëllojnë gazetarët”, tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi përmendi dhe lagjen e gazetarëve nga policia me solucion kimik, ndërsa shtoi se fjala radikale ka të bëjë me radikalizimin anti-njerëzor të Edi Ramës për popullin dhe qytetarët e tij.

https://politiko.al/kryemadhi-cfare-me-ndodhi-dje-kur-shkova-te-vizitoja-nje-zonje-nga-elbasani/

Të fundit