Flash News

KRYESORE

Kryemadhi konfirmon krizën me Erion Veliajn: Kjo është licenca që u ka dhënë Endri Fugës dhe Olsi Ramës

Kryemadhi konfirmon krizën me Erion Veliajn: Kjo është licenca

‘Muaji i mjaltit’ i Erion Veliajt me LSI-në duket se ka përfunduar. Pas vendimit të djeshëm këshilltarëve të LSI-së për të braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak dhe kundërpërgjigjes së Veliajt duke ‘i blerë’ një këshilltare, ka reaguar kryetarja Monika Kryemadhi.

Në emisionin ‘360 gradë’, Kryemadhi deklaroi se Veliaj, ashtu si Rama, nuk do të shpëtojnë dot me koncesionet, lejet e nderimit dhe paratë e drogës që po futen në këtë sektor.

Ajo denoncoi edhe licensën për taksitë elektrike që Veliaj ia ka dhënë dy njerëzve besnik të kryeministrit, vëllait Olsi Rama dhe këshilltarit Endri Fuga.

“Jo këshilltarët, por edhe godinën e LSI-së ta blejë, atë liçencën e taksive elektrike që ia ka dhënë Endri Fugës dhe vëllait të Edi Ramës, që do nxjerrë në rrugë taksixhinjtë në Tiranë që ushqejnë fëmijët e tyre, nuk do ta shpëtojë. As lejet e ndërtimit dhe as paratë e drogës që futen në ndërtim, as koncesionet dhe ato PPP-të e famshmeve për të ndërtuar shkollat e Tiranës, nuk kanë për ta shpëtuar lali Erin. As lali Erin, as Edi Ramën dhe asnjeri. Këtë e them qartë. Megjithatë, kemi kohë. Nuk është problemi ynë i madh lali Eri se bleu një këshilltare që është në paradhomën e Aldrin Dalipit (kryetar i këshillit bashkiak), kjo vjen edhe si rezultat i listave të këshilltareve që janë bërë në zgjedhjet lokale, prandaj edhe lidershipi i LSI-së i asaj kohe ka përgjegjësi shumë të madhe”, tha Kryemadhi.

Të fundit