Flash News

KRYESORE

Kryemadhi krahason Nanon me Ramën: Fatosi ishte i keqi i vetes e familjes se luante bixhoz, kryeministri aktual monopolizoi ligësinë

Kryemadhi krahason Nanon me Ramën: Fatosi ishte i keqi i vetes e familjes

Në një intervistë për emisionin ‘Java’, kryetarja e LSI, Monika  Kryemadhi ka krahasuar mes tyre ish-kryeministrin Fatos Nano me kryeministrin Edi Rama.

Duke u ndalur te debati për bastet, të cilat kryeministri Rama i mbylli, Kryemadhi tha se ky hap nuk shënon progres, pasi sipas saj në fakt po shkohet drejt lojrave online.

Sipas saj, Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, ndërsa Rama po monipolizon ligësinë.

“Jo nuk është progres. Ky është monopol. Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, pra ishte i keqi i vetes. Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së vet. Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge. Dhe zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë. Sepse sot mos prisni që njerëzit të shkojnë të futen në dyqan dhe ta shikojnë që ky hyri, sikur të shohin një burrë që shkon në një shtëpi të dritave të kuqe. Ky çfarë bëri? Sot po luan fort që të luhet drejt online-t, pavarësisht se situata ekonomike e të tjera gjëra e bëjnë të pamundur”, tha Kryemadhi.

Të fundit