Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Kryeministri nuk do as Partinë Socialiste, pse nuk jam si Edi Rama

Kryemadhi: Kryeministri nuk do as Partinë Socialiste, pse nuk jam si Edi

Në një takim me strukturat e LSI në Durrës Kryemadhi deklaroi se nuk është njëlloj me kryeministrin Rama.

Dhe kjo sipas Kryemadhit, për shumë arsye. Ajo përmendi edhe faktin e djegies të mandatave, duke arsyetuar  se “nuk mund të rrish në një parlament që i ka mbushur karriket me deputetë që i kanë mbushur xhepat nga trafiku i drogës.”

“Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. Nuk jam njëlloj me të për shumë arsye, sa i përket dashurisë për familjen, prindërit e mi.

Do thoni ju pse nuk e do Edi Rama PS? Sigurisht që nuk e do sepse ndryshe nuk do ta fyente.

Nuk ka një socialist të vërtetë që është krenar për Edi Ramën.

I dogjëm mandatet sepse nuk jemi të  gjithë njëlloj. E dua vendin tim sepse dua të le fëmijët aty. Aty dua të rriten fëmijët, e nipërit e mi. E pra që të mos jesh njëlloj me Edi Ramën është vlerë. Nuk mund të rrish në një parlament që i ka mbushur karriket me deputetë që i kanë mbushur xhepat nga trafiku i drogës”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit