Flash News

KRYESORE

Kryemadhi kundër arrestimit të Frrokaj: Është shumë shpejt. Nuk e fsheh që kam takuar familjarët e të akuzuarve

Kryemadhi kundër arrestimit të Frrokaj: Është shumë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur kundër arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, kjo edhe për shkak të vendimit të dhënë nga gjykata sot për masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kryemadhi theksoi në emisionin ‘Real Story’ se çështja e tjetërsimit të pronave në qarkun e Lezhës është një histori e hershme dhe se këto arrestime janë të ngjashme me ato periudhës së komunizmit. Kryetarja e LSI pranoi se është takuar me familjarët të arrestuarve për të mësuar më shumë rreth çështjes.

Ajo solli në vëmendje edhe rastet e abuzimit në Kavajë dhe Fier dhe për të cilat prokuroria nuk ka reaguar.

“Është një historie e hershme. Nuk ka të bëjë vetëm me tjetërsimin e tokave, por edhe me legalizimin e shtëpive apo pallateve shumëkatëshe. Unë do të doja ta theksoja se edhe familjarë të të ndaluarve kam takuar, nuk kam pse ta fsheh. Arresimet e bujshme janë kthyer tani si agjetacion dhe propagandë. Nuk kishte arsye për t’i arrestuar, por të kalonin procesin gjyqësor. Nuk kemi pse krijojmë intimidime dhe situata të rrezikshme. Mendoj se është shumë shpejt për të kryer veprime të tilla. Për t’u arrestuar është kryebashkiaku i Fierit për inceneratorin. Kemi rastin e tjetërsimit të pronave në Kavajë, ku kryebashkiaku ishte një prej personave më të sulmuar për këtë gjë”, u shpreh Kryemadhi.  

Sa i përket punës së prokurorisë, kryetarja e LSI tha: “Realiteti ku jetojmë është një agjendë politike e Prokurorisë shqiptare.”

Të fundit