Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Largimi nga pushteti, shërbimi më i madh që Rama mund t’i  bëjë PS-së dhe Shqipërisë; jemi kundër Veliajt

Kryemadhi: Largimi nga pushteti, shërbimi më i madh që Rama mund

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” tha se largimi nga pushteti është shërbimi më i madh që Edi Rama mund t’i bëjë PS-së dhe mbi të gjitha Shqipërisë.

Kryetarja e LSI-së ka ngritur dyshime mbi votimin e disa prej ministrave të rinj të propozuar nga Rama duke thënë se “duhet të pyesni element brenda PS, se cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste për votimet, për ndryshimet në qeverinë e tyre, pasi mund të dini se mund të ketë surpriza për emra të caktuar”.

Sa i takon zgjedhjeve vendore Kryemadhi theksoi se përsa kohë Erion Veliaj do të garojë si përfaqësues i rilindjes, LSI do të votojë kundër.

Intervista

Në konventën kombetare ju thatë se LSI do bëjë gjithçka që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Europian, por këtë e lidhet me largimin e Edi Ramës nga pushteti. Çfarë hapash do të ndiqni, cili do jetë aksioni i opozitës për t’ia arritur këtij qëllimi? 

Unë mendoj se problem më i madh sot nuk është emri se kush drejton qeverinë e rilindjes, sot problem më i madh është ku janë shqiptarët dhe si ndihen ato dhe se ku do të jetë nesër Shqipëria, dhe të rinjtë e të rejat shqiptare. Mendoj se çdo retorikë tjetër politike që ne bëjmë tashmë përsa i përket fajtorëve dhe problematikave se si erdhëm këtu opozita e ka rezauruar përfundimisht qoftë ky politik qoftë ky sit ë duam te themi ne. tashmë shqiptarët janë më të kthjelluar më shumë se ndonjëherë më përpara përsa i përket shkakut se kush është, dhe e keqja e madhe që kanë sot. Hapja e negociatave është një nga pikat më të rëndësishme që kanë jo vetëm klasa politike, por hapja e negociatave në qershor është pika më e rëndësishme në të cilën varen fatet e së ardhmes për shqipërinë. Them se varen fatet e së ardhmes sepse nëse negociatat për Shqipërinë nuk do të happen në qershor të 2019-ës, vendi ynë do të ngelet jashtë hartës së Bashkimit Evropian përfundimisht dhe e ardhmja apo identifikimi i saj në pozicionet qofshin këto euro-atlantike do të jetë shumë e dyshimtë pa një eksperiencë. Bashkimi fillon me rrëzimin e Ramës, largimi i tij besoj se është dhe shërbimi më i madh që Rama mund ti  bëjë PS-së dhe mbi të gjitha shqipërisë dhe e dyta për këtë që mendojnë dhe pjes më e madhe e shqiptarëve mjafton që të lexoni sondazhet e bëra nga institucionet qeverisëse dhe do të kuptoni se imazhi dhe popullariteti i kryeministrit të Shqipërisë tashmë është zero. Mund të themi se është dhe një nga shkaktarët kryesore që shqiptarët mendojnë se është shkaktari kryesor i varfërisë dhe gjendjes ekonomike të rënduar që kanë shqiptarët. Ndërkohë nga ana tjetër kemi një shpërngulje massive të të rinjve dhe të rejave shqiptare që ne e dimë shumë mirë se shpërngulja e tyre do të sillte një izolim total të ekonomisë shqiptare dhe më pas të zhvillimit të ekonomisë, sepse nëse nuk do të kemi fuqi puntore ativedhe do ta kemi shumë të vështirë për të nxitur dhe për të thither investime të huaja nga ana tjetër nëse nuk do të kemi fuqi puntore nuk do të krijohet ky biznesi për të nxitur dhe për të ofruar investimet e huaja. Efektet do të jenë zinxhire, ne e dimë se cila është situate ekonomike në familjet shqiptare, ata dinë më shumë se çdimë ne ato janë viktimat e para.

 Studentët dolën në rrugë dhe arritën një lloj suksesi apo jo?

Studentët janë shkaktarët, ato në radhë të parë zgjuan besimin dhe revoltën brenda popullit shqiptar, ndërgjegjësuan klasën politike për tu zgjuar për ato që duan dhe nuk duan të zgjohen, në radhë të dytë ndërgjegjësuan  mediat për tju thënë se jo çdo gjë që shpërndahet nga zyrat e qeverisë mund të jetë lajm i vërtetë, nuk është Shqipëria më 3 dimensionale, por është tashmë bardh e zi dhe shqiptarët dinë ta dallojnë se ku jaë. Nga ana tjetër protesta e studentëve solli edhe një lloj reflektimi të opozitës dhe të mazhorancës. Pasi po të flasim për shumicën e socialistëve ato e kuptojnë se ky njeri mund të shesë çdo gjë për të ruajtur karrigen e tij.

Madje Rama ndryshoi gjysmën e qeverisë, duke caktuar ministra të rinj për të cilët është krijuar shumë zhurmë e debat. Si e gjykoni ju këtë lëvizje të kryeministrit?

Ajo që dua të theksoj është se ndryshimet në qeveri nuk kanë lidhje me përmirësimin e kushteve, ndryshimet në qeveri është një hallkë oksigjeni që I jepet kryeministrit për të krijuar efektin, të humbjes së vëmendjes për të hapur diçka në një aspekt tjetër, ndryshimet përveçse zbërthyen qelbin që ka kapur dhe ka gangrenizuar të gjithë plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare jo vetëm që sdo të sjelli por do të sjelli dhe revolta brenda partisë socialiste. Asnjë nga ministrant me përjashtim të zotit Braçe nuk përfaqëson PS, sot në PS kemi dy figura të partisë që kanë portofol kemi një zv.kryeministër që është thjesht zv.kryeministër dhe është një nga figurat më të hershme të Partisë Socialiste dhe kemi një ministër për diasporën e cila nuk ka asnjëlloj infrastructure ka vetëm emrin Ministria e Diasporës i cili ka qenë ish-kryeministër i PS dy vjet ish sekretar i partisë etj. Ndërsa figurat e tjera nuk kanë asnjë lloj lidhje dhe asnjë lloj kontributi me Partinë socialiste. , dhe mbi të gjitha që të jenë figura që marrin përgjegjësi nesër për tu përballur me votues socialistë. Kjo do të ngjalli dhe ka ngjallur zemërim brenda PS, sepse ne e dimë shumë mirë se si funksionon , unë kam qenë brenda PS-së e di se si funksionon dhe se si mendoj ajo, pavarësisht për shkak të autoritetit apo arrogancës që përdoret në moment të caktuara, apo edhe kompaktësisë mjafton që të mos dalë problem jashtë familjes së tyre sociliste.

A do të jetë LSI dhe opozita në parlament në datën 21 janar? Çfarë do të ndodhë me bojkotin?

 Sigurisht që do të jemi në Parlament, do të hapim seancën e re parlamentare, do të kemi disa votime për të bërë me datë 21 ndërkohë jemi në diskutime të tjera, pasi kemi filluar dhe jemi në diskutime me Partinë Demokratike dhe me aleatët e tjerë përsa i përket axhendës politike. Unë mendoj se nuk duhet të merreni vetëm me atë çfarë thotë opozita, por duhet të pyesni element brenda PS, se cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste për votimet, për ndryshimet në qeverinë e tyre, pasi mund të dini se mund të ketë surpriza për emra të caktuar. Kështu që mos u merrni vetëm me opozitën pasi ne jemi të qartë se çdo të bëhet në llogoren e opozitës, ne kemi provocimin e kryetarit të PD, kemi një rezolutë të LSI-së e cila është mëse e qartë, hapja e negociatave, dhe hapja e negociatave nuk mund të jetë peng e epsheve politike të individëve të caktuar.

Zoti Basha foli këtë të shtunë për një përballje civile, çfarë do të thotë kjo?

Sigurisht, nëse ne do të kemi një grup kriminal që ka marr peng PS, institucionet, parlamentin, Gjykatat, prokuroritë dhe nuk pranon që të lëvizi makineria e Shqipërisë drejt BE-së, por kërkon që jo vetëm që ta kthejë mbrapsh dhe ta spostojë atë normal që përballja civile nuk do të jetë më surprizë, por do të jetë duke filluar nga ne deputetët të parët me këtë makineri kriminale.

Reforma zgjedhore mund të quhet e dështuar, pasi komisioni nuk ka me afat ligjor për të diskutuar. Si do ta zhvillojë betejën elektorale opozita në këto kushte?

Është Partia Socialiste ajo që e ka penguar reformën zgjedhore, sepse duke qenë se në të gjitha banaqet televizive të themi, apo në të gjitha emisionet prezenca e Rilindjes nuk është absolutisht  për shkak se ajo nuk kërkon që të identifikohet me problemin dhe duke qenë se opozita është mjaft e hapur për tu përgjigjur pozitivisht të gjitha pyetjeve kjo nuk do të thotë se ne jemi fajtorët. Ne marrim përsipër përgjegjësinë për tu përballur, por mund të them edhe diçka për reformën zgjedhore kur është pasur kompromisi politik ne jemi ndryshuar dhe kemi bërë veprime, të komisionit qëndror të zgjedhjeve apo dhe të kodit zgjedhor me marrëveshje partish politike dhe jo më me marrëveshje. Ne sot kemi një kryetar të komisionit qendror të zgjedhjeve me një marrëveshje të partive politike, që nuk e kemi me kod zgjedhor. Zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën, për këtë të jeni të bindur.

Partia Socialiste sipas disa burimeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale duke paracaktuar disa nga figurat me të cilat do të garojë, duke nisur nga Tirana ndoshta me z.Veliaj, dhe në disa qytete të tjera. A keni nisur ju që të paracaktoni figurat me të cilat do të përballeni në Tiranë dhe në qytetet e tjera?

Kemi filluar që të vendosim kriteret, unë nuk mendoj se sot është çështja e emrit por e personit dhe ajo çfarë ai përfaqëson, qytetarët sot kanë nevojë për një kryetar bashkie. Ne nuk mund të them se jemi vonë por as herët  por jemi në kohë për të realizuar dhe për të ecur përpara në të gjithë agjendën politike të opozitës. Tashmë nuk është më çështje emrash por sistemi, pasi dashje padashje e ka vendosur politikën përballë dy rrugëve, e para është ngritja e një sistemi institucional dhe me integritet që ka vetëm një prioritet që është hapja e negociatave e cila fillon me dialogun politik, me reformën zgjedhore me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, me njohjen e Reformës në Drejtësi. dhe rruga tjetër është rruga e destruktivitetit në të cilën po e përfaqëson tashmë mazhoranca në parlament duke shkelur me të treja, apo dhjeta këmbët sit ë duan si shushunja që janë çdo process dhe reform që është miratuar me consensus. Ajo që dua të them është se sado presion pot hemi ndaj mediave apo individëve të caktuar mund të ushtrojë mazhoranca nëpërmjet kërcënimeve të saj përmes vendeve të punës apo intimitimeve të tjera është e pamundur, kjo rrugë nuk ka më kthim.

Ju keni shpehur le të themi një vlerësim le të themi për z.Veliaj, i cili mund të jetë kandidat I mazhorancës për Tiranën. Ky qëndrimi juaj a mund që tju vërë përballë z. Basha dhe PD-së që ka një qëndrim kundër? Cili do të jetë pozicioni juaj nëse z.Veliaj do të kandidojë për Tiranën?

Absolutisht që pozicioni im është kundër z.Erion Veliajt përsa i përket kandidimit të tij si kryetar i bashkisë me rilindjen. Nëse ai kandidon si përfaqësues i Rilindjes dhe jo vetëm ai por edhe sikur djali apo vajza ime të jetë candidate që përfaqëson rilindjen e krimit në fushatë zgjedhore vota ime jo vetëm që do të jetë kundër, por fushata ime në çdo second të ditës  do të jetë kundër.

Mos është ky një diversion që po bëni ju në radhët e mazhorancës?

Kjo nuk ka të bëjë me diversion por ka të bëjë me politikën, me moralin e politikanit përballë qytetarëve të tij, dhe ajo që duatë them është se përveç të gjithë angazhimeve të z.Veliaj i cili duam apo nuk duam ne ka kontributin e tij si çdo kryetar bashkie në Tiranë, qëkur ka filluar pluralizmi dhe krijimi i saj, me të mirat dhe të këqijat ka përgjegjësi. Bilancin se ku janë secili nga kryetarët e Bashkisë shqiptarët e kanë dhënë me votën e tyre dhe vota është shumë e thjeshtë, por përballja e zotit Veliaj për çështjen e Teatrit, për çështjen e Unazës së Re janë dy element që e vendosin atë dhe kredibilitetin e tij sado ai është munduar për të krijuar një imazh sado punë që ai ka bërë për të thënë se kam punuar e kanë vendosur në zgrip pra integgritetin dhe pastërtinë e figurës së tij në përballje me qytetarët shqiptarë, sepse 70 % e qytetarëve të Tiranës sot janë viktima të moslegalizimit të shtëpive të tyre dhe most ë harrojmë se e gjithë kultura e qytetit të Tiranës është shpërndarë dhe njohur nga Teatri Kombëtar me të cilin ai ka bërë një shkelje të rëndë.

 

Të fundit