Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryemadhi, letër ambasadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin: Qeveria po kap vettingun!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, ku shpreh shqetësim për ligjin e vettingut, dhe që sipas saj është i rrezikuar, pasi qeveria kërkon ta kapë. Kryemadhi thekson në letër se qeveria i bën presion ligjit të vettingut përmes shkurtimit të financimit dhe kërkon ta kontrollojë përmes Ministrisë së Drejtësisë.
“Vetingu është shume i rrezikuar dhe qeveria kërkon ta kapë atë. Vendimet e maxhorances në kuvend dhunojnë pavarësinë e vetingut. Qeveria i bën presion vettingut përmes shkurtimit të financimit. Me VKM për administrimin synohet kontrolli i vetingut përmes ministrisë së drejtësisë dhe ky është një fillim tepër negativ i reformës në drejtësi. Po tronditet besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi”- thuhet ndër të tjera në letrën e Monika Kryemadhit dërguar dy ambasadorëve. Letra e plote:
"Drejtuar: Z. Donald Lu
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në
Republikën e Shqipërisë
Znj. Romana Vlahutin
Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë
Të nderuar,
Duke vlerësuar rolin tepër aktiv dhe përcaktues tuajin për hartimin e reformës në drejtësi dhe interesimin tuaj të vazhdueshëm për implementimin sa më të suksesshëm të saj nëpërmjet kësaj letre do të doja të ndaja me ju disa shqetësime serioze.
Këto shqetësime lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me procesin shumë të rëndësishëm të ngritjes së strukturave të vettingut, si një pjesë thelbësore e reformës në drejtësi, reformë e cila ka një rëndësi madhore për rrugëtimin europian të Shqipërisë drejt BE-së.
Më konkretisht, duke u nisur nga zhvillimet shqetësuese në komisionin e ligjeve dhe vendimet e marra atje të imponuara nga ana e mazhorancës lidhur me strukturën e kolegjeve përkatëse, desha t’ju sjell në vëmendje se :sipas pikes 4 të nenit C të aneksit të Kushtetutës “ Komisioni, Kolegji i Apelimit, dhe Komisionerët Publikë kanë buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme për të kryer funksionet e tyre si dhe për ushtrimin e funksioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë sipas ligjit”.
Gjithashtu dua tju kujtoj se në nenin 4 pika 5 e ligjit 84/2016 parashikon që “ Komisioni dhe kolegji i Apelimit ushtrojnë funksionet e tyre si institucione të pavarura dhe të paanshme, mbi bazën e parimeve të barazisë përpara ligjit, të kushtetueshmërisë e ligjshmërisë, të proporcionalitetit dhe të parimeve të tjera që garantojnë të drejtën e subjekteve të rivlerësimit për një proces të rregullt ligjor”.
Në respekt të Kushtetutës dhe ligjit si dhe frymën e parimit të ndarjes dhe barazisë së pushteteve si dhe të parimit të pavarësisë funksionale të institucioneve kushtetuese,duhej trajtuar pra edhe miratimi nga Kuvendi i strukturës organizative dhe pagave të personelit të institucioneve të Vettingut. Në çdo rast, si ligjvënësi ashtu edhe ekzekutivi në vendimmarrjen e tyre duhet të garantojnë gjithçka për institucionet kushtetuese për ushtrimin e funksioneve të tyre, siç janë qartësisht edhe institucionet e vettingut.
Nëpërmjet vendimeve më të fundit të komisionit të ligjeve lidhur me institucionet e vettingut çdo gjë është vendosur në kundërshtim me kërkesat e këtyre institucioneve, duke cënuar dukshëm pavarësinë dhe paanshmërinë vendimmarrëse dhe funksionale të institucioneve kushtetuese të vettingut si percaktimet kushtetuese dhe ligjore të sipërcituara.
Ndërhyrja dhe rrëzimi nga Kuvendi i propozimeve të paraqitura nga këto institucione, për strukturat dhe pagat e personelit, por edhe anëtarëve të këtyre institucioneve, kanë për qëllim dëmtimin cilësisht të procesit të Vettingut, pengimin dhe vonesën e ngritjes së institucioneve të reja, veçanërisht SPAK.
Reduktimi i numrit të këshilltarëve në Institucionet e vettingut dhe veçanërisht të këshilltarëve ekonomik në këto institucione, ka për qëllim që t’a bëjë procesin e rivlerësimit, një proces të paracaktuar nga institucionet e ekzekutivit apo institucionet e pavarura të drejtuar nga përfaqësues të mazhorancës. Si mund të vlerësohet pasuria e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 9 këshilltarë ekonomik (gjithsej 3 institucione sëbashku), ndërkohë që IlDKPKI për këtë proces ka përfshirë të gjithë strukturën e saj?
Është tepër e qarte se një reduktim i tillë i qëllimshëm i numrit të ekspertëve në këto pozicione, do të sjellë një proces të pabesueshëm, fiktiv, jo cilësor dhe shumë të vonuar në kohë.
Mazhoranca synon që vendimin për komponentin e pasurisë dhe të figurës ta marrë jashtë këtyre institucioneve si dhe të ushtrojë presion nëpërmjet mediave të manipuluara prej saj, që institucionet e Vettingut të çertifikojnë “vendimin” e marrë nga ekzekutivi dhe institucionet e kontrolluara prej tij dhe jo prej institucioneve të vettingut në ushtrim të pavarësisë së tyre dhe të respektit vetëm të kushtetutës dhe ligjit.
Konkretisht, vendimet e marra në Komisionin e ligjeve për të bashkuar shërbime duke reduktuar pozicione, me arsyetimin se shkurtojmë shpenzime, kanë për qëllim vendosjen nën kontrollin e qeverisë së këtyre institucioneve nëpërmjet shkurtimit të burimeve financiare.
Një rast flagrant që dëshmon cënimin e pavarësisë funksionale të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është vendimi i qeverisë që i jep në administrim Ministrisë së Drejtësisë zyrat dhe infrastrukturën e Kolegjit, përfshirë edhe aksesin në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Për të gjitha këto arsye parimore dhe objektive që përmenda më sipër, ne kemi bindjen se Qeveria është në konflikt të qartë interesi për përmbushjen me sukses të këtij procesi, pasi anëtarë të saj, mund të jenë objekt i natyrshëm i verifikimit të parë të organeve të reja antikorrupsion që do të krijohen.
Kuvendi dhe Qeveria duhet detyrimisht të jenë shembull në demostrimin e vullnetit të tyre për të mbështetur pa kushte dhe pa asnjë ndikim këto institucione në kërkesat dhe nevojat e tyre për një funksionim sa më normal dhe efikas.
Në këto kushte, procesi i Vettingut mund të minohet që në nisje, sepse qartazi nga ana e mazhorancës ka një tendencë të hapur për t’i kapur këto institucione kushtetuese sic e provojnë edhe vendimet e fundit të komisionit të ligjeve, kjo do të trondiste thellë besimin e qytetarëve te kjo reformë si dhe shpresën e tyre se në Shqipëri do të mund të ndërtohet më në fund një sistem drejtësie pa korrupsion, ku çdo qytetar është i barabartë përpara tij.
Unë besoj shumë në ndjeshmërinë tuaj të lartë si bashkëkontribues të reformës në drejtësi si një faktor kyç jo vetëm për stabilitetin e vendit por edhe për të ardhmen e procesit të integrimit europian.
Mbetem e hapur për çdo komunikim të mëtejshëm me ju.
Duke ju falenderuar,
Monika Kryemadhi
Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38