Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: LRI-ja dhe FRESSH-i nuk kanë qëllimin për t’i futur shkopinjtë nën rrota njëri-tjetrit

Kryemadhi: LRI-ja dhe FRESSH-i nuk kanë qëllimin për t’i

“Kamp i kampionëve” aktiviteti që bashkon të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së në ombrellën e internacionales së socialistëve të rinj, ku aderojnë si dy organizata me të drejta të plota. 

“Nuk janë rivalë, janë miq pavarësisht pozicioneve politike që mbajnë. Sot janë si dy skuadra futbolli, nesër apo pasnesër ata mund të jenë në të njëjtën skuadër sepse e tillë është jeta”, thotë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. 

Duket se një muaj pas një fushate armiqësore, së paku në këtë ngjarje buzë detit, tonet e ashpra janë lënë në Tiranë. LRI të mërkurën pasdite kishte të ftuar atë që partia e tyre e quan problemin numër një në vend, kryeministrin. 

Por edhe Edi Rama kishte rezervuar për të rinjtë e Ilir Metës vetëm buzëqeshje. “Falenderoj për durimin heroik veçanërisht të Kejdit, që me shumë politesë qëndroi përballë meje. Duartrokitje”, u shpreh me humor Rama. 

“Ajo që mendoj është që qoftë LRI-ja, qoftë FRESSH-i nuk kanë qëllimin për t’i futur shkopinjtë nën rrota njëri-tjetrit, por qëllimi duhet të jetë vlera që ato duhet të propogandojnë”, thotë më tej Kryemadhi. 

Vlerat për në Jalë dhe shkopinjtë në Tiranë duke filluar nga shtatori, kur ish-partnerët do kthehen sërish në rivalë të ashpër politikë. Top Channel 

Të fundit