Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Marrëveshja PS-PD nuk e dëmton LSI-në, të gjitha janë intriga të vjetra ndaj Ilir Metës

Kryemadhi: Marrëveshja PS-PD nuk e dëmton LSI-në, të gjitha

Monika Kryemadhi Zv kryetarja e LSI-së ka komentuar marrëveshjen e Ramës me Bashën e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”. Sipas zëvendës kryetares së LSI  kjo marrëveshje nuk e dëmton fare LSI dhe se intrigat ndaj kësaj partie janë intriga të vjetra për Ilir Metës.

“Deri tani nuk mund të tregohet asgjë. Nuk mund ta shoh si problematike që LSI është forcë e tretë. Është një mënyrë shtensionimi. Marrëveshjen e shoh si diçka pozitive për LSI-në. Nuk mund të them që jam kundër marrëveshjes. Rama është më i qetë që ka ikur çadra, që rruga është e lirë.  Kjo gjë që ndodhi duhet të ndodhte që më parë. Kjo është mënyra më e mirë e zgjedhur për të zgjidhur krizën në vend. Nuk ka ndodhur qameti që u bashkua PS me PD.

Marrëveshje ka bërë dhe Berisha me Nanon. Ajo që mua më shqetëson është se sa do t’i shërbejë vendit marrëveshja dhe se sa thellë i ndikon vendit. Dhe uroj të ketë një ndikim pozitiv në vend. Ne kemi kërkuar që opozita të hyjë në zgjedhje. Nuk janë normale që zgjedhjet në Kavajë nuk u bënë. Nga analiza matematikore më intereson se do të marr shumë mandate, ndërsa në analizë politike do të shohim se sa kjo marrëveshje u ndikon shqiptarëve.  Nuk janë 3 parti që e vjelin pushtetin në Shqipëri por janë 7-8 parti. Kemi ndërtuar një sistem zgjedhor që të detyron të hysh në një politikë bipolare. LSI u bë patericë si për njërën parti si për tjetrën. Kjo u bë për oligarkët, ne s’kemi lidhje me ta. Hajde t’i largojmë oligarkët” ka thënë Monika Kryemadhi.

Të fundit